Artistët evropianë të tatuazheve kanë frikë për të ardhmen pas ndalimit të bojës nga BE

Evropë

Artistët evropianë të tatuazheve kanë frikë për të ardhmen pas ndalimit të bojës nga BE

Më: 5 janar 2022 Në ora: 07:27
Ilustrim

Artistët e tatuazheve thanë se një ndalim i ri për mijëra kimikate që përdoren në bojëra mund të dëmtojë industrinë. Kufizimet që hynë në fuqi ditën e martë aplikohen te substancat që mund të shkaktojnë kancer ose probleme të tjera shëndetësore prekin më shumë bojën me ngjyrë.

Tatuazhistët ankohen që bojërat zëvendësuese nuk mund të gjenden lehtë dhe që i’u mungon gjallëria që kërkon klienti raporton “BBC”. Pas dy vitesh të vështira të shkaktuara nga pandemia, shumë biznese thonë që nuk kanë pasur kohën e duhur për tu përshtatur.

Sipas Bashkimit Evropian 12% e qytetarëve evropianë e kanë një tatuazh. Në Gjermani mendohet së një në pesë qytetar e ka një tatuazh ndërsa në Belgjikë qeveria mendon se bëhen 500,000 tatuazhe çdo vit. Rregullat e përditësuara të BE-së u miratuan nga të gjitha vendet anëtare në 2020. Autoritetet evropiane kanë ndaluar 4,000 lloje të ndryshme kimikatesh duke përfshirë alkoolin izopropanol që është një përbërës i zakonshëm që përdoret në bojërat e tatuazheve dhe kanë deklaruar që zëvendësuesit janë tashmë të disponueshëm.

Agjencia Evropiane Kimike tha se bojërat mund të shkaktojnë alergji dhe probleme të tjera shëndetësore si mutacione gjenetike dhe kancer. Agjencia këmbëngul që rregullat e reja nuk synojnë të ndalojnë tatuazhet. Tatuazhistët mendojnë që nuk ka një provë të fortë që lidh drejtpërdrejt tatuazhet me kancerin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat