Gripi i zogjve në një fermë në Holandë, do të asgjësohen rreth 168.000 pula

Evropë

Gripi i zogjve në një fermë në Holandë, do të asgjësohen rreth 168.000 pula

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Autoritetet holandeze kanë zbuluar një përhapje të atij që dyshojnë se është gripi shumë ngjitës i shpezëve në një fermë në Holandë dhe rreth 168.000 pula do të asgjësohen.

Kështu njoftoi Ministria e Bujqësisë.

Në afërsi të kësaj ferme nuk ka ndonjë fermë tjetër, por atyre që ndodhen brenda rrezes prej 10 kilometrash u është ndaluar transportimi i shpezëve, vezëve dhe mbetjeve të shpezëve për ta parandaluar përhapjen e virusit H5N1, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Qindra mijëra pula, shota, gjeldeta dhe dhjetëra zogj të egër janë asgjësuar në Holandë që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes vitin e kaluar, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat