Zhvillimet e fundit në Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, nis mobilizimi i trupave ushtarake, ja thirrja e udhëheqësit separatist

Evropë

Zhvillimet e fundit në Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, nis mobilizimi i trupave ushtarake, ja thirrja e udhëheqësit separatist

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Udhëheqësi separatist në Ukrainën lindore ka urdhëruar mobilizimin e trupave.

Associated Press raporton se në Ukrainën lindore është urdhëruar një mobilizim i plotë ushtarak dhe ky lajm vjen pikërisht në një moment që SHBA dhe Presidenti Biden nuk heqin dorë nga bindja se një pushtim rus i Ukrainës mund të ndodhë brenda disa ditësh.

Denis Pushilin, kreu i qeverisë separatiste pro-ruse në rajonin e Donetskut, doli me një deklaratë të shtunën duke njoftuar një mobilizim të plotë të trupave ushtarake dhe i ka kërkuar rezervistëve që të paraqiten në zyrat e regjistrimit ushtarak.

Të premten, autoritetet separatiste në Donetsk dhe Luhansk njoftuan një evakuim masiv të grave, fëmijëve dhe të moshuarve.

Menjëherë pas nisjes së përpjekjeve për evakuim, disa shpërthime ndodhën në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Pak dite më parë, Bashkimi Evropian e dënoi “fuqishëm” votimin e parlamentit rus për njohjen e rajoneve Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës si të pavarura.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së përsëriti mbështetjen e “palëkundur” të bllokut evropian për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda “kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat