Ushtari ukrainas flet nga vija e frontit

Evropë

Ushtari ukrainas flet nga vija e frontit

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:36
Ushtari ukrainas

Nga vija e frontit në Zolote, në Ukrainën lindore, ushtarët thonë se sot ishte vetëm një ditë tjetër në një luftë të gjatë, raporton BBC.

Ata kanë luftuar kundër separatistëve të mbështetur nga Kremlini që nga viti 2014. Thonë se urdhrat e tyre nuk kanë ndryshuar edhe pse presidenti Putin njohu dy enklavat separatiste si republika të pavarura.

Lëvizja e tij mund të lajmërojë ardhjen e trupave ruse në vijën e frontit, të dërguar si “paqeruajtës” për të mbrojtur civilët në zonat e shkëputura.

Ukrainasit thonë se tashmë prej vitesh ka pasur një prani ushtarake ruse në vijën e frontit. Ndryshimi i tyre është vetëm se tani do të ishte zyrtare.

“Nëse rusët vijnë, ata nuk do të jenë të motivuar si ne,” na tha një ushtar. “Ne po mbrojmë Atdheun tonë, kështu që do të qëndrojmë në këmbë. Dhe nuk do të jetë si viti 2014,kur Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë. Tani kemi një ushtri të fortë”, shton ai më tej.

Gjatë vizitës sonë pati granatime, dhe rreth gjysmë ore më vonë ukrainasit iu përgjigjën zjarrit. Frika është se situata në vijën e frontit mund të përshkallëzohet. Këtu rrezikohet më shumë sesa e ardhmja e Ukrainës. Ka implikime afatgjata për sigurinë në Evropë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat