Sa refugjatë nga Ukraina mund të strehojë Evropa

Evropë

Sa refugjatë nga Ukraina mund të strehojë Evropa

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 23:29
Ukrainë

Situata në Ukrainë çdo moment është duke u përkeqësuar.

Ndërsa mediat botërore kanë raportuar se disa shteteve evropiane  ashkë me Shtet e Bashkuara të Amerikës, janë të gatshëm t’i strehojnë mbi 1 milion refugjatë nga Ukraina, nëse situata shkon duke u përkeqësuar.

Sipas “The Guardian”, disa vende evropiane, së bashku me ushtrinë amerikane të stacionuar, po përgatiten të strehojnë mbi 1 milion refugjatë nga Ukraina nëse Rusia vazhdon me një pushtim të mundshëm.

Ndërsa gazetari i “Washington Post”, Loveday Morris me anë të një postimi në Twitter, ka treguar një analizë e zyrtarëve polak, ku theksojnë se nëse do të fillojë një luftë e mundshme mes Ukrainës dhe Rusisë, do të krijojë një fluks të madh, ku mbi 1 milionë njerëz do të kërkojnë strehim në shtete të ndryshme evropiane.

Por Polonia, e cila tashmë është shtëpia e rreth 2 milionë ukrainasve dhe ndan më shumë se 300 milje kufi me vendin, pritet të mbajë peshën kryesore pasiqë është edhe njëra ndër shtet që  kufizohet me shtetin e Ukrainës . 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat