Që nga 31 marsi, Italia do të dalë nga gjendja e jashtëzakonshme e vendosur për shkak të COVID-19

Evropë

Që nga 31 marsi, Italia do të dalë nga gjendja e jashtëzakonshme e vendosur për shkak të COVID-19

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Qeveria italiane do t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur për shkak të COVID-19 më 31 mars.

Kështu ka thënë të mërkurën kryeministri italian Mario Draghi, duke premtuar një kthim gradual në normalitet pas më shumë se dy viteve të krizës shëndetësore.

Një hap i tillë pritet të merret pasi rastet e coronavirusit dhe vdekjet janë zvogëluar javët e fundit dhe qeveria është nën presion nga bizneset dhe disa parti politike për të hequr kufizimet që janë vendosur në mënyrë progresive që nga fillimi i vitit 2020.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën e pandemisë, të gatshëm për të ndërhyrë në rast të një shpërthimi. Por qëllimi ynë është të rihapemi plotësisht, sa më shpejt të jetë e mundur”, citohet të ketë thënë Draghi në një fjalim në qytetin e artit të Firences.

Gjendja e jashtëzakonshme, e cila lejonte zyrtarët të anashkalojnë burokracinë dhe të vendosin rregulla nëpërmjet dekreteve, u vendos më 31 janar 2020.

Masa do të skadojë në fund të muajit të ardhshëm dhe Draghi tha se nuk do të rinovohej. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat