E bën edhe këtë Rusia, kamuflon veturat ushtarake

Evropë

E bën edhe këtë Rusia, kamuflon veturat ushtarake

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:38
Tanke

Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës ka njoftuar se forcat ruse që janë futur në Ukrainë, kanë përdorur vetura me simbole të OSBE-së, duke tentuar të kamuflohen.

Tanket ruse që janë futur në Luhank, përkatësisht në Krasna Talivka, Milove dhe Horodyshche, pas vetes kanë pasur edhe mjete civile të kamufluara me simbole të OSBE-së.

Madje nuk kanë hezituar të granatojnë qytetet e mbushura me civilë, pavarësisht që presidenti Vladimir Putin ka bërë të ditur se kinse ushtria e tij ka për objektiv vetëm infrastrukturën ushtarake të Ukrainës.

E deri më tani raportohet për dhjetëra civilë të vrarë nga sulmet ajrore, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se i kanë shkaktuar dëme të mëdha si në njerëz ashtu dhe makineri ushtrisë ruse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat