Imazhi satelitor kap sulmin në bazën ajrore pranë Kharkiv, pamje tronditëse

Evropë

Imazhi satelitor kap sulmin në bazën ajrore pranë Kharkiv, pamje tronditëse

Nga: A.ZH Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 22:16
Imazhi satelitor kap sulmin në bazën ajrore pranë Kharkiv

Janë publikuar tashmë pamjet satelitore, që duket se tregojnë një sulm në bazën ajrore Chuguev pranë Kharkiv në Ukrainë.

Fotografia nga Planet Labs tregon tymin që ngrihet nga fusha ajrore në lindje të vendit, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Rusia ka shënjestruar bazat ajrore dhe instalimet e tjera ushtarake rreth Ukrainës gjatë ditës.

Ministri i Shëndetësisë në Ukrainë, Viktor Lyashko, ka konfirmuar se 57 ukrainas janë vrarë dhe 169 të tjerë janë plagosur gjatë ditës së sotme./BS

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat