Edhe Norvegjia do të pranojë refugjatë nga Ukraina, ndihmon me 200 milionë kruna

Evropë

Edhe Norvegjia do të pranojë refugjatë nga Ukraina, ndihmon me 200 milionë kruna

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 21:51
Jonas Gahr Støre

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, ka deklaruar se janë të gatshëm të pranojnë refugjatë ukrainas.

Støre ka dënuar veprimet e Rusisë teksa bëri të ditura sanksionet ndaj saj.

“Ne do të ngrihemi në këmbë për Ukrainën dhe për popullin e Ukrainës”, tha ai.

Ai shtoi se Norvegjia do të dërgojë 200 milionë kruna norvegjeze si ndihmë urgjente për të mbështetur popullsinë civile të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat