Flasin studentët jemenas: Kemi ecur për dy ditë për të mbërritur në Poloni

Evropë

Flasin studentët jemenas: Kemi ecur për dy ditë për të mbërritur në Poloni

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 16:14
Studentët jemenas

Një grup studentësh jemenas, të cilët studionin në Ukrainë, thanë për BBC, se kishin ecur 40 km për të shkuar në anën polake.

“Situata në Ukrainë është e mjerueshme, nuk ka mëshirë për askënd. Gratë dhe fëmijët janë kapur në një luftë kaotike”, tha Ahmed Omar.

Miku i tij Mohamed AbdelAziz, shtoi: “Populli ukrainas është kaq i sjellshëm. Por është gjithmonë kështu – forca brutale fiton”.

Pavel është polak dhe ai mbante një tabelë kartoni me një mesazh se po ofron udhëtime falas për refugjatët. Ai thotë se ka shumë njerëz që kanë nevojë për ndihmë.

OKB vlerëson se numri i refugjatëve që do të mbërrijnë në Poloni do të jetë mbi një milion dhe se deri në katër milionë në total mund të largohen nga Ukraina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat