Frika se po mbarohen rezervat ushqimore, krijon radhë “kilometrike” në supermarkete

Evropë

Frika se po mbarohen rezervat ushqimore, krijon radhë “kilometrike” në supermarkete

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 16:29
Ukrainë

Lufta në Ukrainë ka nxitur me dhjetëra qytetarë të vërshojnë në markete për të grumbulluar rezerva ushqimore. Nga pamjet e publikuara në rrjetin social Telegram, radhët e qytetarëve para një supermarketi në Kahrkov duken kilometrike.

E shtuna shënon ditën e tretë të luftës Rusi-Ukrainë me forcat ruse që kanë ndërmarrë agresion ushtarak duke kërkuar pushtimin e territorit ukrainas.

Trupat ruse ndodhen në Kiev, kryeqytetin ukrainas, aty ku zhvillohet beteja për të marrë kontrollin e tij.

Nga ana tjetër, forcat ukrainase janë të vendosura për të mos e dorëzuar kryeqytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat