Pamje rrëqethëse: Ukrainasit tentojnë të bllokojnë tanket ruse me trupin e tyre

Evropë

Pamje rrëqethëse: Ukrainasit tentojnë të bllokojnë tanket ruse me trupin e tyre

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 20:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qytetarët nga Bakhmach i Ukrainës, po tentojnë t’i ndalojnë tanket ruse duke u dalë përpara atyre.

Në video, tanket shihen duke lëvizur në rrugët në Bakhmach, i cili është në verilindje të kryeqytetit ukrainas të Kievit.

CNN ka konfirmuar autenticitetin dhe vendndodhjen e videos së përhapur në ‘Twitter’.

“Ata po vendosin biçikletat e tyre poshtë tankeve ruse”, dëgjohet duke thënë një person në video.

Pastaj një burrë kalon përpara tjetrit dhe hidhet sipër tankut.

Tanku vazhdon të lëvizë përkundër kësaj.

“Njerëzit i luten tankeve të ndalojnë”, dëgjohet një persion duke thënë në video.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat