Më shumë se 43 mijë ukrainas hynë në Rumani që nga fillimi i luftës

Evropë

Më shumë se 43 mijë ukrainas hynë në Rumani që nga fillimi i luftës

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 09:38
Rumani

Më shumë se 43 mijë ukrainas kanë ikur në Rumani në tre ditët që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës nga toka, deti dhe ajri, treguan të dielën të dhënat e policisë kufitare.

Ata kanë hyrë në Rumani përmes katër pikave kufitare tokësore me Ukrainën.

Por edhe përmes pikave të kontrollit me Moldavinë, treguan të dhënat.

Mijëra prej tyre tashmë kanë dalë nga vendi në rrugën e tyre për në Bullgari dhe Hungari, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat