Edhe Tajvani godet Putinin/ Ja masat që mori kundër Rusisë

Evropë

Edhe Tajvani godet Putinin/ Ja masat që mori kundër Rusisë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 08:25
Vladimir Putin

Tajvani do t’i bashkohet masave për të bllokuar disa banka ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT “në hap” me vendet perëndimore, u tha gazetarëve të martën Kryeministri Su Tseng-chang, shkruan CNN.

“Tajvani e ka dënuar Rusinë për pushtimin e saj në bashkëpunim me partnerët tanë demokratikë globalë…ne do të bashkëpunojmë për vendimet e marra kundër bankave [ruse] njëkohësisht,” tha Su, përpara një sesioni parlamentar.

Për më tepër, Tajvani do të “shqyrtojë” produktet e eksportuara në Rusi në përputhje me Marrëveshjen Wassenaar – e cila rregullon kontrollet e eksportit për armët dhe mallrat dhe teknologjitë me përdorim të dyfishtë, u tha ligjvënësve ministri i çështjeve ekonomike Ëang Mei-hua.

Eksportet e tilla nuk do të lejohen “nëse nuk ka arsye legjitime,” tha ai.

Wang pranoi se tregtia e Tajvanit me Rusinë është minimale, por tha se prodhuesit kryesorë tajvanezë të çipave janë zotuar të gjithë të jenë në përputhje me politikat e qeverisë dhe rregulloret përkatëse.

“Ne do të shpallim masa specifike në kohën e duhur,” tha ajo.

Tajvani përbën më shumë se gjysmën e prodhimit botëror të çipave gjysmëpërçues.

Ky shtet ka dërguar 27 tonë furnizime mjekësore në Ukrainë të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat