Perëndimi nuk mundet të ndërtojë baza ushtarake në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik

Evropë

Perëndimi nuk mundet të ndërtojë baza ushtarake në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik

Më: 1 mars 2022 Në ora: 12:00
Lavrov

Perëndimi nuk duhet të ndërtojë objekte ushtarake në asnjë vend të ish-Bashkimit Sovjetik, citohet të ketë thënë të martën ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Lavrov, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve ka thënë gjithashtu se Moska e konsideronte të papranueshme që disa vende evropiane të strehonin armë bërthamore të SHBA-së dhe po merrte masa për të parandaluar Ukrainën që të merrte armë të ngjashme.

Sulmet ruse në Ukrainë kanë hyrë në ditën e gjashtë.

Qindra civilë ukrainasë janë vrarë deri më tani, ndërkohë që nga bisedimet e një dite më parë, palët ukrainase dhe ruse nuk arritën në ndonjë marrëveshje. Ato janë pajtuar që të vazhdojnë bisedimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat