​Qytetarët e Kupiansk mundohen ta ndalin me duar automjetin ushtarak rus

Evropë

​Qytetarët e Kupiansk mundohen ta ndalin me duar automjetin ushtarak rus

Më: 1 mars 2022 Në ora: 12:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Një video e shpërndara nga zv. Ministria e jashtme e Ukrainës tregon pamjet ku qytetar të paarmatosur të qytetit të Kupiansk, rajoni i Kharkiv, mundohen ta ndalojnë që të hyjë në qytet një automjet ushtarak i forcave ruse.

“Me ose pa armë në duar, ukrainasit bëjnë gjithçka që munden për të ndaluar agresorët rusë” shkroi ai.

Ndryshe qyteti Kharkiv, ishte sot në mëngjes cak i sulmeve me raketa të ushtrisë ruse.

Shërbimi i Urgjencës I këtij qyteti njoftoj se 6 persona u plagosën në sulmin me raketa në qendër të Kharkiv, duke përfshirë një fëmijë.

Sulmi me raketa goditi Sheshin e Lirisë në Kharkiv duke dëmtuar ndërtesën e administratës së Rajonit të Kharkiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat