Rusia bombardon edhe shtëpitë afër Kievit, një burrë mbetet nën rrënoja

Evropë

Rusia bombardon edhe shtëpitë afër Kievit, një burrë mbetet nën rrënoja

Më: 1 mars 2022 Në ora: 16:42
Pamje nga Kievi

Forcat ruse kanë vazhduar bombardimet në disa qytete të Ukrainës, ndërsa siç duket, më nuk kursehen as vendbanimet me civilë.

Disa fotografi të publikuara nga autoritetet ukrainase dëshmojnë për një bombardim pranë disa shtëpive.

Si pasojë e bombardimeve, është shkatërruar një shtëpi dhe po kërkohet një burrë i cili ka mbetur nën rrënoja, njoftojnë autoritetet vendase.

Image
Pamje nga Kievi

Shpërthimi ka ndodhur në qytetin Kalynivka, një vend në rajonin e kryeqytetit ukrainas, Kievit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat