Civilë të vrarë në sulmin në Zhytomyr

Evropë

Civilë të vrarë në sulmin në Zhytomyr

Nga: M.H. Më: 2 mars 2022 Në ora: 07:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Ukraina thotë se një sulm raketor rus gjatë natës ka vrarë të paktën dy persona në qytetin Zhytomyr, i cili shtrihet 120 km (75 milje) në perëndim të Kievit.

Sulmi, që synonte një bazë ajrore në qytet, goditi shtëpitë e banimit aty pranë, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës ka shkruar në Twitter se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur.

Një zyrtar qeveritar, Anton Gerashchenko, kishte thënë më herët në llogarinë e tij në Telegram se numri i të vdekurve ishte edhe më i lartë.

"Deri më tani, katër persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë," tha ai.

Llogaritë e qeverisë së Ukrainës në Facebook dhe Telegraph kanë shpërndarë një video për të cilën ata thanë se ishte nga pasojat e shpërthimit. Vizioni tregoi shpëtimtarët që po përpiqeshin të nxirrnin të mbijetuarit nga rrënojat./BOTASOT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat