Ukrainasit ndalin ushtrinë ruse, i bllokojnë hyrjen në centralin bërthamor

Evropë

Ukrainasit ndalin ushtrinë ruse, i bllokojnë hyrjen në centralin bërthamor

Më: 2 mars 2022 Në ora: 12:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Qindra punëtorë dhe banorë ukrainas kanë bllokuar rrugën hyrëse në një central bërthamor ukrainas pranë qytetit juglindor të Enerhodar, ndërsa forcat ruse po përparojnë në zonë.

Një turmë e madhe njërëzish bllokuan rrugën para uzinës, teksa në duar mbanin flamurin ukrainas. Për të bllokuar forcat ruse, atyre iu është dashur të përdorin edhe kamionët e mbeturinave.

“Centrali Bërthamor Zaporizhzhia është nën mbrojtje të sigurtë. Të gjitha shërbimet komunale janë duke punuar në gjendje emergjente. Askush nuk do të dorëzojë qytetin. Njerëzit janë të vendosur”, shkroi kryebashkiaku i Enerhodarit, Dmytro Orlov në Facebook.

Zaporizhzhya është termocentrali më i madh në Evropë, i vendosur në Energodar, në juglindje të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat