Reuters: Delegacioni rus është nisur drejt vendit ku mbahen bisedimet me palën ukrainase

Evropë

Reuters: Delegacioni rus është nisur drejt vendit ku mbahen bisedimet me palën ukrainase

Më: 2 mars 2022 Në ora: 16:25
Foto e takimit

Agjencia e lajmeve Reuters po raporton se delegacioni rus është nisur drejt vendit ku pritet të mbahen bisedimet me palën ukrainase. Reuters për takimin mes Rusisë dhe Ukrainës citon agjencinë e lajmeve të Bjellorusisë Belta.

Sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se një delegacion rus do të jetë “në vend” të mërkurën për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën.

“Në gjysmën e dytë të ditës, afër mbrëmjes, delegacioni ynë do të jetë në vend për të pritur negociatorët ukrainas”, ka thënë ai.

I pyetur për vendndodhjen e bisedimeve, Peskov u përgjigj:

“Nuk do ta shpall vendin para kohe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat