Ukraina thotë se shkatërroi 20 automjete ushtarake ruse

Evropë

Ukraina thotë se shkatërroi 20 automjete ushtarake ruse

Më: 3 mars 2022 Në ora: 23:27
Pamje nga lufta në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha të enjten se shkatërroi gjithsej 20 automjete ushtarake ruse pranë bazës ajrore Hostomel.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë ushtarë ukrainas duke ecur me automjete të dëmtuara dhe të djegura të shënuara me shenjën V që sugjeron se ato ishin në mesin e forcave ruse që erdhën nga Bjellorusia.

Në llogarinë në Twitter të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës thuhet:

“Gjithsej, gjatë ditës, forcat speciale shkatërruan 20 automjete luftarake të armikut në Hostomel”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat