Një shtatëvjeçare nga Ukraina arriti e sigurt në kampin e refugjatëve në Rumani.
Por, ajo që ishte më e veçantë është se kjo ditë qëlloi të ishte ditëlindja e saj dhe ajo mendoi se do të festonte e vetme, ose nuk do ta festonte fare.
Megjithatë, punëtorët e kampit “Siret”, kur e kuptuan këtë gjë, e bënë një gjë shumë të bukur për të.
Dikush shkoi të kërkojë një tortë, të tjerët u përkujdesën që të bëjnë dhurata për të, derisa psikologja e kampit, bashkë me nënën e Arinës, e organizuan festën surprizë për të.
Kur gjithçka u organizua, të gjithë vullnetarët e kampit, bashkë me zjarrfikësit, shkuan te tenda, ku po qëndronte vogëlushja.
Ajo çka ndodhi më pas është aq e jashtëzakonshme sa buzëqeshja e Arinës së vogël.