“Çmenduri!”, zyrtari i bashkisë së Mariupolit: Armëpushim? Sulmet ruse vazhdojnë

Evropë

“Çmenduri!”, zyrtari i bashkisë së Mariupolit: Armëpushim? Sulmet ruse vazhdojnë

Më: 5 mars 2022 Në ora: 11:57
Mariupol

Ndonëse u vendos që të kishte armëpushim në qytetin e Mariupolit, duket se kjo gjë nuk po respektohet nga ana e Rusisë. Këshilli i qytetit tha se
në një mesazh të postuar në Telegram, tha se luftimet po zhvillohen në rajonin e Zaporizhzhia, ku përfundon korridori humanitar.

Zyrtarët ukrainas po negociojnë me palën ruse për të konfirmuar armëpushimin e përkohshëm përgjatë gjithë rrugës së evakuimit, thuhet në mesazh. “Rusët po vazhdojnë të na bombardojnë dhe përdorin artileri. Është një çmenduri,” tha nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov për BBC.

“Nuk ka armëpushim në Mariupol dhe nuk ka armëpushim gjatë gjithë rrugës. Civilët tanë janë gati të shpëtojnë, por ata nuk mund të ikin nën granatimet.”

Zyrtari i Bashkisë: Kemi vënë në dispozicion 50 autobusë, ja sa qytetarë mendohet se do ikin nga qyteti

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov ka dhënë detaje nga evakuimi i banorëve të qytetit, pasi u vendos një armëpushim me Rusinë.

“Negociatat e armëpushimit vazhduan gjatë natës. Marrëveshja u vendos vetëm pak orë më parë, ndërsa armëpushimi nisi në orën 9 të mëngjesit me orën lokale. Ne filluam menjëherë procedurën tonë për të provuar të nxjerrim njerëzit jashtë banesave apo strehimoreve. Kemi gjetur 50 autobusë që të bëjnë evakuimin e qytetarëve. Njerëzit mund të largohen edhe me makinë private. Ne mendojmë se gjithsej 7-9000 persona mund të ikin me autobusë dhe me makinë private, nëse armëpushimi qëndron.”, tha ai.

Zyrtari pohoi se nuk ka trena që të bëjnë të mundur largimin prej aty të qytetarëve, pasi infrastruktura është shkatërruar nga trupat ruse.

“Ne ende nuk kemi garanci nga pala ruse se armëpushimi do të vazhdojë edhe nesër. Ne po punojmë për këtë tani. Duhet të kuptoni që qyteti ka katër ditë që ka mbetur pa infrastrukturë, kështu që është e vështirë t’u jepni njerëzve informacione.”, pohoi zyrtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat