Pamje/ Forcat ruse bombarduan me zjarr qytetin e Mykolaiv

Evropë

Pamje/ Forcat ruse bombarduan me zjarr qytetin e Mykolaiv

Nga: H.O. Më: 7 mars 2022 Në ora: 07:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Raportet po tregojnë për një sulm rus në qytetin e Mykolaiv pranë Detit të Zi në Ukrainën jugore, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

Forcat ruse thuhet se bombarduan qytetin me zjarr artilerie të hënën në mëngjes, vetëm një ditë pasi trupat ukrainase i larguan nga kufijtë e qytetit.

Pamjet që pretendojnë të tregojnë një breshëri të rëndë artilerie kundër Mykolaiv u ngarkuan në Tëitter nga reporteri i New York Times, Michael Schwirtz.

"Nga këndvështrimi im, unë mund të shihja ndezje nga sulmi që ndriçonin qiellin e natës përgjatë një pjese të madhe të qytetit," thotë Schwirtz së bashku me një klip 10 sekonda.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Senkevych, konfirmoi raportet në një mesazh të postuar në Facebook, duke shkruar se trupat ruse kishin shënjestruar ndërtesat e banimit në qytet dhe ndau një video të një blloku banesash të përfshirë nga flakët.

"Ka shumë predha në qytet që nuk shpërthyen... mos u afroni, mos i ngrini dhe mos u përpiqni t'i lëvizni vetë," paralajmëroi Senkevych.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat