“1.3 milion njerëz kanë ikur në Poloni”

Evropë

“1.3 milion njerëz kanë ikur në Poloni”

Më: 9 mars 2022 Në ora: 09:47
Disa banorë duke u larguar nga qyteti Irpin. 7 mars 2022

Rreth 1.3 milion njerëz kanë ikur nga Ukraina në Poloni, prej pushtimit rus në Ukrainë, ka thënë Agjencia kufitare polake.

Në një postim në Twitter të mërkurën, Agjencia ka thënë se në mesin e njerëzve që kanë hyrë në Poloni, 93 për qind janë shtetas ukrainas, 1 për qind janë polakë dhe 6 për qind janë qytetarë të pothuajse 100 shteteve tjera.

Sipas saj, vetëm të martën, 125,800 njerëz kanë kaluar kufirin, për dallim nga rekordi i së dielës, 142,300.

Vetëm në mëngjesin e së mërkurës, në Poloni kanë hyrë 33,500 njerëz.

Polonia është shtëpia e shumë ukrainasve dhe shumë refugjatë është thënë se janë duke qëndruar te familjarët apo miqtë që kanë aty.

Mijëra polakë janë po ashtu nikoqirë të refugjatëve në shtëpitë e tyre.

Sipas Kombeve të Bashkuara më shumë se 2 milionë refugjatë i kanë ikur luftës në Ukrainë prej shpërthimit të saj më 24 shkurt./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat