Deputeti ukrainas thotë se qyteti i rrethuar i Mariupolit përballet me mungesë ushqimi

Evropë

Deputeti ukrainas thotë se qyteti i rrethuar i Mariupolit përballet me mungesë ushqimi

Nga: M.H. Më: 9 mars 2022 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Një deputet ukrainas i ka thënë BBC-së se autoritetet në qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit besojnë se u kanë mbetur në dispozicion vetëm tre ditë furnizime ushqimore përpara se të fillojë uria.

Dmytro Gurin, prindërit e të cilit jetojnë në Mariupol, tha se zyra e kryetarit i kishte thënë se rrugët e qytetit port janë të mbushura me trupa dhe se autoritetet janë detyruar të gërmojnë një "varr masiv për 33 persona, sepse varrezat janë të paarritshme për shkak të bombardimeve, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

"Tani kemi situatën ku civilët dhe qytetet paqësore bombardohen me qilim," tha Gurin.

Prindërit e mi jetojnë në lagjen lindore të Mariupolit, nuk ka asnjë infrastrukturë ushtarake në këtë zonë dhe nuk ka pasur asnjëherë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat