Ukrainasit ngriten kundër pushtimit të Khersonit: Rusët i morën 400 civilë

Evropë

Ukrainasit ngriten kundër pushtimit të Khersonit: Rusët i morën 400 civilë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 17:00
Pamje nga lufta në Ukrainë

Sipas pretendimeve të ushtrisë ukrainase, rusët i kanë kapur 400 civilë që u rebeluan kundër pushtimit në Kherson, një qytet ukrainas i pushtuar nga Rusia.

Sipas Kyiv Independent, duke cituar burime ushtarake, Garda Kombëtare Ruse hyri në Kherson dhe arrestoi ilegalisht më shumë se 400 civilë ukrainas në një përpjekje për ta thyer rezistencën ukrainase.

Pasi rusët e pushtuan Khersonin, në këtë qytet u mbajtën protesta të përditshme të ukrainasve. 

 

Pardje u publikua një video e ukrainasve duke kundërshtuar ushtarët rusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat