Në Ukrainë gjendet një qytet që quhet Yarun sikurse lagjia Jarun Zagreb, a është programuar gabimisht fluturakja pa pilot?

Evropë

Në Ukrainë gjendet një qytet që quhet Yarun sikurse lagjia Jarun Zagreb, a është programuar gabimisht fluturakja pa pilot?

Më: 11 mars 2022 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Në Jarun të Zagrebit mbrëmë diku pas orës 23:00, është rrëzuar një fluturake pa pilot prodhim i kohës së Bashkimit Sovjetik.

Pas rrëzimit të dronit u krijua një gropë e madhe në kryeqytetin kroat. E siç është bërë e ditur sot, bëhet fjalë për një dron prodhim rus, që në Zagreb arriti përmes hapësirës ajrore të Hungarisë.

Ndërkohë është shfaqur një teori për një gabim teknik të mundshëm gjatë udhëtimit të kësaj fluturake. Në rajonin Zhytomirsk të Ukrainës – pra mes Kievit dhe Lyviv, ekziston një vend që quhet Yarun.

Thuhet se fluturakja është programuar gabimisht dhe se është koduar gabimisht emri – kështu në vend se fluturakja të shkojë në Yarun të Ukrainës, ka përfunduar në Jarunin e Zagrebit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat