Tmerr për Rusinë/ Vritet një tjetër gjeneral i Putinit në Ukrainë

Evropë

Tmerr për Rusinë/ Vritet një tjetër gjeneral i Putinit në Ukrainë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:26
Andrei Kolesnikov

Një oficer i lartë rus është vrarë nga forcat ukrainase, sipas ushtrisë ukrainase.

Gjeneralmajor Andrei Kolesnikov ishte komandanti i ushtrisë së 29-të të distriktit ushtarak lindor të Rusisë, sipas Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës.

Detajet e vdekjes së tij nuk dihen dhe nuk ka asnjë koment nga pala ruse.

Të paktën dy oficerë të tjerë të të njëjtit gradë thuhet se janë vrarë që nga fillimi i luftës dy javë më parë.

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë më parë fakti që oficerë të tillë të lartë rusë janë ekspozuar ndaj rrezikut mund të jetë një shenjë e zhgënjimit që përparimet e tyre kanë ngecur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat