Mëngjes i tmerrshëm/ Rusët e bombardojnë magazinën e ushqimit në Kiev

Evropë

Mëngjes i tmerrshëm/ Rusët e bombardojnë magazinën e ushqimit në Kiev

Nga: G.B Më: 12 mars 2022 Në ora: 08:50
Kiev

Një depo e magazinimit të ushqimit të ngrirë në rajonin e Kievit mori flakë të shtunën si pasojë e granatimeve, sipas një postimi nga Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES).

Granatimet kishin ndodhur në orën 3:40 të mëngjesit të së shtunës në mëngjes, thanë ata, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Imazhet e publikuara nga SES treguan punonjësit e urgjencës që po vraponin për të shuar një flakë masive në atë që dukej të ishte një magazinë njëkatëshe, ndërsa shtëllungat e larta të tymit ngriheshin nga flakët.

SES tha se zjarri ishte lokalizuar në orën 07:54 dhe se zjarrfikësit po punonin ende për shuarjen e flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat