Ditë me parë kishte qenë në mesin e bombardimeve në spitalin e maternitetit, modelja sjellë në jetë vajzën e saj

Evropë

Ditë me parë kishte qenë në mesin e bombardimeve në spitalin e maternitetit, modelja sjellë në jetë vajzën e saj

Më: 12 mars 2022 Në ora: 09:38
Mariana Vishegirskaya

Modelja Mariana Vishegirskaya, e cila u bë simbol i maternitetit të bombarduar të Mariupolit nga forcat ruse, ka sjellë në jetë një vajzë.

Pak ditë pasi ajo u fotografua, në ditët e fundit të shtatzënisë, duke u larguar e gjakosur nga materniteti, i bombarduar nga rusët, Associated Pres raporton se Vishegirskaya solli në jetë vajzën e saj, të cilën e quajtur Veronika.

Fotografitë e saj u bënë simbol i agresionit rus në Ukrainë dhe u denoncuan në të gjithë botën.

Image
Mariana Vishegirskaya pas lindjes

Rusia, nga ana e saj, mohon akuzat se ka bombarduar maternitetin dhe thotë se modelja ishte duke aktruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat