Refugjatja nga Ukraina para syve të botës jep një mesazh të fuqishëm me fotografinë e vajzës

Evropë

Refugjatja nga Ukraina para syve të botës jep një mesazh të fuqishëm me fotografinë e vajzës

Më: 12 mars 2022 Në ora: 12:43
Bozhena Boriak

Bozhena Boriak, një refugjate ukrainase, mori pjesë në Konferencën për të Ardhmen e Europës me afër 30 bashkëkombas të saj në Strasburg.

Për t’i shpëtuar brutalitetit të pushtimit rus, Bozhena u detyrua të linte shtëpinë e saj dhe kur iu dha rasti për të folur para botës, ajo nxori fotografinë e vajzës së saj për të përçuar një mesazh të fortë.

“Kjo fotografi e vajzës time pas dy dite udhëtimi nga Kievi për në kufirin polak, ku ajo pyeti për një lule në një kafene polake. Ajo e mbante lart për secilin që mund të shihte, me këto fjalë: “Shiko mami, jemi të gjithë ne. Jemi sikur petalet”. Ajo kishte të drejtë. Ne jemi petale të bashkuara në një lule – familja jonë europiane”.

Fjalimi u saj u prit me duartrokitje nga pjesëmarrësit, të cilët në fillim të konferencës nderuan të vrarit nga agresioni rus në Ukrainë me një minutë heshtje. 
 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat