Fushata vetjake e ish-pilotit sovjetik kundër luftës së Putinit

Evropë

Fushata vetjake e ish-pilotit sovjetik kundër luftës së Putinit

Më: 13 mars 2022 Në ora: 16:07
Volodymyr Bilevich

Volodymyr Bilevich ka shërbyer në forcën ajrore sovjetike dhe atë ruse.

Por, kur Rusia pushtoi Ukrainën, piloti i pensionuar nisi një fushatë vetjake kundër luftës.

Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë e ka shoqëruar Bilevichin, i cili është qytetar i Rusisë, por i kombësisë ukrainase.

Ai doli nëpër rrugët e qytetit perëndimor rus Belgorod, afër kufirit me Ukrainën.

Ky rrëfim është incizuar para se REL-i të detyrohej të ndërpriste punën në Rusi, më 6 mars, pas trysnisë së fortë nga qeveria ruse për të ndalur raportimin e pavarur atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat