​HRT: Në dron kishte bombë me peshë deri 120 kg

Evropë

​HRT: Në dron kishte bombë me peshë deri 120 kg

Më: 13 mars 2022 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Bomba, e cila u gjet në një dron që u rrëzua në Zagreb, peshon deri në 120 kilogramë dhe shpërtheu nën tokë, raporton televizioni kroat HRT, duke cituar një burim të paidentifikuar të rangut të lartë nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

“Nga burime të larta në Ministrinë e Mbrojtjes mësojmë se bomba është gjetur në një dron me peshë deri në 120 kilogramë. Por, ndërsa droni goditi tokën e butë, shpërthimi ndodhi nën tokë.

Nëse do të godiste asfaltin apo betonin, pasojat do të ishin katastrofike”, raporton HRT, përcjell Hina.

Sot në mëngjes, shumica e pjesëve të dronit të prodhimit sovjetik që u rrëzua pranë Konviktit të Studentëve në lumin Sava u tërhoqën dhe ministri i Mbrojtjes Mario Banozhiq tha se në krater u gjetën gjurmë eksplozivi dhe pjesë të një bombe ajrore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat