Çfarë po ndodh në bisedimet Ukrainë-Rusi? Këshilltari i Zelenskyt jep detaje të reja

Evropë

Çfarë po ndodh në bisedimet Ukrainë-Rusi? Këshilltari i Zelenskyt jep detaje të reja

Nga: M.L. Më: 13 mars 2022 Në ora: 20:56
Mykhailo Podolyak

Tani ka më shumë informata rreth asaj se si po shkojnë bisedimet mes negociatorëve rusë dhe ukrainas. Në një video të postuar në mediat sociale, këshilltari i Presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, tha se Rusia kishte filluar të angazhohej në mënyrë konstruktive, raporton BBC.

"Rusia tani e percepton në mënyrë shumë më adekuate botën përreth saj. Ajo është shumë më e ndjeshme ndaj pozicionit të Ukrainës, e cila është dëshmuar në fushat e betejës, dhe në veprimet e Ukrainës në drejtim të mbrojtjes së interesave të saj.

"Propozimet tona janë në tryezë dhe janë shumë të ashpra. Para së gjithash, ato kanë të bëjnë me tërheqjen e trupave, armëpushimin etj. Në parim, ne nuk do të heqim dorë nga asnjë nga pozicionet tona. Rusia tashmë e kupton këtë. Rusia ka filluar të flasë në mënyrë konstruktive”.

Edhe diplomatja e lartë amerikane, Wendy Sherman, tha se Rusia po tregonte shenja të përfshirjes në negociata thelbësore, thotë korrespondenti diplomatik i BBC-së, James Landale.

Por asnjëra palë nuk do të thoshte se ku është arritur përparim, nëse ka, në çështjet humanitare apo edhe mundësinë e një armëpushimi, shton korrespondenti ynë. Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, dha një notë më pesimiste, duke thënë për radion franceze se lufta do të ishte e gjatë dhe "më e keqja ishte përpara nesh".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat