“Pse ne duhej t’i dërgonim djemtë tanë në këtë ferr?”/ Vazhdon tmerri për rusët: Vritet edhe një kapiten i shërbimit rus

Evropë

“Pse ne duhej t’i dërgonim djemtë tanë në këtë ferr?”/ Vazhdon tmerri për rusët: Vritet edhe një kapiten i shërbimit rus

Nga: N. Sh. Më: 14 mars 2022 Në ora: 12:15
Alexey Glushchak

Kapiteni shërbimit rus GRU, Alexey Glushchak 31 vjeçar nga Tyumen në Siberi, është vrarë nga forcat ukrainase në Mariupol në juglindje të Ukrainës dhe u varros në Rusi.

Rusia më në fund ka pranuar se ka humbur oficerin e parë të lartë të inteligjencës ushtarake gjatë luftës me Ukrainën, shkruan Mirror.

Alexey Glushchak, vdiq në masakrën në portin ukrainas të Mariupolit, megjithëse vendi i tij nuk ka dhënë detaje se si u vra.

"Për shkak të fshehtësisë së rreptë të operacionit ushtarak, rrethanat e vdekjes së heroit Tyumen nuk bëhen të ditura", thuhet në një deklaratë, përcjell gazeta “Bota sot”.

Në ditën kur oficeri i inteligjencës ushtarake vdiq, ai kishte folur me gruan dhe nënën e tij në Rusi, shpjegohej deklarata.

Image
Alexey Glushchak

Ai i telefonoi për t'iu uruar për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, por atë mbrëmje mësuan se ai ishte vrarë.

Vdekja e tij përkon mes zemërimit dhe shqetësimit për numrin e arkivoleve ushtarake që kthehen tani në Rusi, edhe pse ata që zyrtarisht pranohen se kanë rënë në Ukrainë shihen si një pjesë e vogël e numrit të përgjithshëm.

Vlerësimet më të mira sugjerojnë se të vdekurit e luftës së Rusisë tani shkojnë në 'shumë mijëra'.

Moska nuk ka dhënë numrin në total të të vrarëve në luftë por ka përmendur vetëm një pjesë të vogël të të rënëve, të cilët përfshijnë disa gjeneralë.

Image
Alexey Glushchak

Shumë funerale që mund të lexohen ose shihen në media janë për ushtarët e vrarë në fund të shkurtit.

Rusisë po i duhen dy javë ose më shumë për të transportuar trupat e tyre tek të afërmit, shumë prej të cilëve jetojnë në lindjen e largët të vendit, mijëra kilometra larg zonës së përgjakshme të luftës.

Dhimbja që ata po vuajnë kur arrijnë është e dukshme në një numër në rritje të postimeve armiqësore dhe ankth.

"Kur do të ndalojë kjo, ne po shohim arkivole pothuajse çdo ditë?" tha një qytetarë rus.

"Pse ne duhej t'i dërgonim djemtë tanë në këtë ferr?" pyeti një tjetër.

Një funeral u mbajt gjithashtu për nëntetarin Danil Novolodsky, 24 vjeç.

Atij iu dha Urdhri i Guximit me një dekret të nënshkruar nga Vladimir Putin.

Ai ishte nga Ulan-Ude, kryeqyteti i republikës së Buryatia në Siberi, një rajon kryesisht budist, i cili ka pësuar një numër disproporcional të vdekjeve midis ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë.

Përpara pushtimit, dhjetëra mijëra trupa u dërguan në perëndim në Hekurudhën Trans-Siberiane për të luftuar në luftën e ardhshme.

Një funeral tjetër nga i njëjti rajon u mbajt për Vladimir Plekhanov, 24 vjeç, një jetim i rritur nga një familje kujdestare.

Image
Sagyndyk Kudaiber

 

Sagyndyk Kudaibergenov, 22 vjeç, nga Tyumen, si agjenti i GRU, u varros me nderime ushtarake, sipas raporteve.

Ai u vra nga zjarri i mortajave gjatë vendosjes së pajisjeve të komunikimit përtej një lumi.

Kudaibergenov u vra më 26 shkurt, por u varros më 11 mars.

Gjithsej 12 komandantë ushtarakë të Putinit janë vrarë në betejë që kur lideri rus filloi pushtimin e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat