Ja sa civilë në Ukrainë u evakuuan sot përmes korridoreve humanitare

Evropë

Ja sa civilë në Ukrainë u evakuuan sot përmes korridoreve humanitare

Më: 15 mars 2022 Në ora: 22:16
Disa civilë u larguan nga qyteti port jugor i Mariupolit

Rreth 29,000 njerëz u larguan sot nga qytetet e rrethuara të Ukrainës përmes korridoreve humanitare, tha një këshilltar presidencial ukrainas.

Disa civilë u larguan nga qyteti port jugor i Mariupolit.

20,000 njerëz u larguan nga qyteti gjatë ditës së kaluar me 4,000 makina private.

Autoritetet lokale thonë se forcat ruse po pengojnë autobusët që të evakuojnë civilët nga qyteti, i cili po përballet me bombardime intensive ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat