Rreth 20 mijë njerëz janë larguar nga Mariupoli

Evropë

Rreth 20 mijë njerëz janë larguar nga Mariupoli

Më: 16 mars 2022 Në ora: 08:01
Një vajzë e vogël pas bombardimeve në Mariupol, më 7 mars 2022.

Rreth 20 mijë njerëz janë larguar nga Mariupoli.

Deri më tani, rreth 20,000 civilë kanë arritur të largohen me vetura private nga qyteti i Mariupolit, tha të mërkurën këshilltari i Ministrisë së Brendshme, Vadym Denysenko.

Banorët e Mariupolit janë bllokuar në qytet nga bombardimet ruse dhe janë pa ngrohje, pa energji elektrike dhe pa ujë të rrjedhshëm në shumicën e kohës në dy javët e fundit, thonë zyrtarët ukrainas.

Në fillim të kësaj javë, zyrtarët ukrainas thanë se të paktën 200,000 njerës kanë nevojë urgjente për evakuim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat