Sulmet mizore të Putinit, vjen reagimi i ashpër: Rusëve u pëlqen shija e gjakut!

Evropë

Sulmet mizore të Putinit, vjen reagimi i ashpër: Rusëve u pëlqen shija e gjakut!

Nga: A.M. Më: 17 mars 2022 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Kryetari i qytetit jugor të Ukrainës, Mykolaiv, ka dënuar sulmin rus në një teatër në Mariupol.

Rreth 1,000 deri në 1,200 civilë thuhet se ishin strehuar në teatër përpara se të goditeshin nga forcat ruse, kanë thënë zyrtarët e Mariupol. Derisa ende nuk dihet numri i viktimave.

Duke folur për BBC, Oleksandr Senkevych tha: "Unë do ta quaja këtë nazizëm rus sepse ata vrasin njerëz. Kur thonë se përpiqen të 'de-nazificojnë' ... ose 'ç'militarizojnë' Ukrainën, është krejtësisht e pavërtetë sepse ata thjesht vrasin civilët”, tha Senkevych, transmeton "Bota sot".

"Pra, unë mendoj se atyre u pëlqen shija e gjakut".

Presidenti rus Vladimir Putin e ka justifikuar luftën si një "operacion special ushtarak" me qëllim tē "denazifikimit" të Ukrainës - një pretendim që është hedhur poshtë në masë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat