Deklaratë e papritur nga Putin: Sanksionet po krijojnë mundësi për bizneset ruse

Evropë

Deklaratë e papritur nga Putin: Sanksionet po krijojnë mundësi për bizneset ruse

Nga: V.N Më: 17 mars 2022 Në ora: 15:54
Vladimir Putin

Vladimir Putin ka folur për sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë për pushtimin e saj të Ukrainës në përvjetorin e tetë të aneksimit të Krimesë nga vendi, shkruan the Guardian, transmeton Bota sot.

Ndërsa pranoi se sanksionet kishin shkaktuar probleme, presidenti rus pohoi se ato gjithashtu po "krijonin mundësi" për bizneset që tani nuk kishin "asgjë për t'u frikësuar".
 

Putini nuk dëshiron të dëgjojë për një seri disfatash nga trupat e tij në Ukrainë. Në fjalimin e tij ai thotë se "operacioni special për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës" po "zhvillohet me sukses".

Aktualisht po zhvillohen bisedimet për arritjen e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë. Kohët e fundit, mbizotëroi një optimizëm i lehtë se lufta do të përfundonte. Të paktën në anën ukrainase.


commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat