Përleshje e ashpër luftarake - Rusët ikin turpërisht nga fronti, ukrainasit kapin trofetë

Evropë

Përleshje e ashpër luftarake - Rusët ikin turpërisht nga fronti, ukrainasit kapin trofetë

Nga: A.ZH Më: 17 mars 2022 Në ora: 17:41
Okupatorët rusë ikën në mënyrë të turpshme dhe lanë pas armët e tyre

Ushtria ukrainase po vazhdon të fitojë beteja të ashpra ndaj pushtuesit rus.

Në rajonin e Zakarpattya, luftëtarët e brigadës së veçantë të 128-të të këmbësorisë malore, kanë bërë që rusët të ikin nga përleshja luftarake.

Rusët kanë lënë armët e tyre, të cilat sipas ushtrisë ukrainase, janë të gatshme për detyra luftarake, përcjell Bota sot.

Image
Okupatorët rusë ikën në mënyrë të turpshme dhe lanë pas armët e tyre

"Gjatë përleshjes luftarake, okupatorët rusë ikën në mënyrë të turpshme nga luftëtarët e brigadës së veçantë të 128-të të këmbësorisë malore Zakarpattya, duke hedhur armë dhe pajisje. 

Mbrojtësit tanë kanë kapur trofetë - BMP-1 dhe tërhoqën armë antitank MT-12 "rapira". 

Gjithçka është e paprekur dhe e përshtatshme për detyra luftarake. Tani e tutje ata do të godasin ish-pronarët", ka njoftuar në Facebook Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat