Ukraina tmerr i gjeneralëve rusë, Putinit i vritet një kolonel

Evropë

Ukraina tmerr i gjeneralëve rusë, Putinit i vritet një kolonel

Më: 18 mars 2022 Në ora: 17:13
Sergei Sukarev

Agresioni rus në Ukrainë po përballet me një rezistencë të paparashikuar nga elita ushtarake e Moskës, por edhe nga humbja e jetës të disa prej drejtuesve më të njohur të ushtrisë.

I fundit është koloneli Sergei Sukarev, komandanti i regjimentit të 331-të sulmues të parashutistëve, një prej grupeve të cilësuara si elitë në ushtrinë e Moskës.

Vdekja e kolonelit u konfirmua nga vetë televizioni shtetëror rus, së bashku me atë të disa bashkëpunëtorëve të tij, që praktikisht kanë prerë kokën drejtuese të regjimentit elitar, që kishte spikatur në luftën në Çeçeni, Gjeorgji dhe në zonën e Donbasit.    

Kjo nuk është humbja e parë e një ushtaraku rus i gradës së lartë në më pak se një muaj nga fillimi i konfliktit.  

Gjatë një operacioni special, kishte humbur jetën disa ditë më parë në Mariupol gjenerali major Oleg Mityaev, komandant i divizionit të 150-të të motorizuar.

Para tij, rreth 11 marsit, ishte radha e gjeneralit Andrei Kolesnikov i Armatës së 29-të, katër ditë pas vrasjes së bujshme të gjeneralit Vitaly Gerasimov, zëvendëskomandant i armatës së 41-të dhe i cilësuar si një nga strategët më të mëdhenj të ushtrisë ruse.  

Opinioni ndërkombëtar i dha jehonë në veçanti vdekjes së gjeneralit të forcave speciale çeçene Magomed Tushaev, i vrarë në aeroportin e Hostomel.

Gjenerali i parë rus i vrarë në fushëbetejë ishte ndërkohë Andrei Sukhovetsky, i vrarë nga një snajper më 3 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat