Ku kanë shkuar më shumë se 10 milionë ukrainas?

Evropë

Ku kanë shkuar më shumë se 10 milionë ukrainas?

Nga: V.N Më: 21 mars 2022 Në ora: 15:58
Refugjatët ukrainas

Të paktën 10 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë më pak se një muaj më parë, tha të dielën kreu i agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

Kjo shifër përbën pothuajse një të katërtën e popullsisë së vendit, e cila u llogarit në 44 milionë nga Banka Botërore në vitin 2020.

Nga ata që kanë lënë shtëpitë e tyre, shumica – 6.48 milionë që nga 16 marsi, sipas shifrave të ofruara nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin të premten – janë zhvendosur brenda vendit që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt.

Të tjerë kanë kërkuar strehim në vendet fqinje, duke përfshirë Poloninë, Rumaninë, Moldavinë, Hungarinë, Sllovakinë, Rusinë dhe Bjellorusinë.

Në tre javët e para të konfliktit, dy milionë njerëz mbërritën në Poloni nga Ukraina, sipas OKB-së, ndërsa më shumë se një milion shkuan në vendet e tjera fqinje.

Raouf Mazou, ndihmës komisioneri i UNHCR-së, tha javën e kaluar se ai vlerësoi se 490,000 ukrainas kishin ikur në Rumani, 350,000 në Moldavi, 280,000 në Hungari dhe 228,000 në Sllovaki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat