​Reuters largon nga emisionet e tij lajmet e agjencisë ruse TASS

Evropë

​Reuters largon nga emisionet e tij lajmet e agjencisë ruse TASS

Më: 23 mars 2022 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Reuters raportoi se kishte hequr lajmet e TASS nga emisioni i tij për shkak të mënyrës sesi agjencia ruse e portretizoi luftën në Ukrainë.

"Ne besojmë se publikimi i lajmeve të TASS në emisionin tonë nuk është në përputhje me parimet e Reuters-it," tha kryeshefi ekzekutiv Matthew Keen në një deklaratë për punëtorët.

Parimet e Reuters, të miratuara në vitin 1941 gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë integriteti, pavarësia dhe raportimi i paanshëm.

Duke iu përgjigjur ndaj këtij lajmi, TASS publikoi një letër nga kryeshefi ekzekutiv Sergei Mikhailov drejtuar Keen ku thuhet se shpreh keqardhje për shkak të vendimit të Reuters, i cili "është marrë nën ndikimin e atmosferës aktuale botërore".

Agjencia ruse e lajmeve është akuzuar nga disa media perëndimore dhe grupe për lirinë e shtypit për përhapjen e pretendimeve të rreme dhe propagandës për luftën në Ukrainë. Që nga pushtimi, gjigantët e teknologjisë Google, Facebook dhe Twitter dhe shërbimet e TV me pagesë kanë kufizuar qasjen në mediat shtetërore ruse RT dhe Sputnik për shkak të shqetësimeve për përhapjen e dezinformatave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat