Katër të vrarë në sulmin rus në qendrën mjekësore në Kharkiv

Evropë

Katër të vrarë në sulmin rus në qendrën mjekësore në Kharkiv

Nga: V.N Më: 25 mars 2022 Në ora: 11:57
Foto nga Kharkivi

Katër civilë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi sulmet ruse goditën një qendër mjekësore në Kharkiv, thotë policia lokale, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe qëndron pranë kufirit rus në lindje.

“Sot në mëngjes, pas një bombardimi në infrastrukturën civile nga disa raketahedhës, shtatë civilë u plagosën, katër prej tyre vdiqën”, tha policia.

Sulmet kishin shënjestruar një qendër mjekësore në lagjen Osnovyansky të qytetit, thanë ata.

BBC nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur këtë. Forcat ruse janë përpjekur pa sukses të rrethojnë Kharkivin, me analistët që thonë se u mungon municion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat