Situatë e rënduar - ja sa vite duhen për ta rindërtuar Mariupolin!

Evropë

Situatë e rënduar - ja sa vite duhen për ta rindërtuar Mariupolin!

Nga: V.N Më: 25 mars 2022 Në ora: 12:07
Qyteti i Mariupolit

Situata humanitare në qytetin e rrethuar të Mariupolit vazhdon të përkeqësohet, me Rusinë që bllokon dërgimin e ndihmave humanitare, tha kryebashkiaku, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Qyteti strategjik port ka qenë i rrethuar nga trupat ruse që në ditët e para të luftës, pa energji elektrike, ujë të rrjedhshëm apo gaz. Shumica e qytetit tani është në rrënoja.

“Situata është vërtet e ndërlikuar. Është një krizë humanitare” më tha Vadym Boychenko. "Një pjesë e qytetit është e pushtuar nga [forcat] ruse, por ushtarët tanë ende po e kontrollojnë qytetin, por ka luftime të pandërprera."

Rreth 100,000 njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol dhe përpjekjet për të kryer evakuime në shkallë të gjerë kanë dështuar. Mijëra kanë arritur të largohen ditët e fundit me mjete private. Shumë kanë folur për mbarimin e ujit, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore dhe sulmeve të pamëshirshme ruse.

"Ne po punojmë për evakuimin të banorëve dhe besoj se kjo është e vetmja gjë që mund të shpëtojë njerëzit" tha kryetari i qytetit. “Qyteti është shkatërruar. Do të duhen vite për ta rindërtuar atë”.

Ai tha se 300 tonë ndihma humanitare ishin në pritje për t'u dorëzuar, por "forcat ruse thjesht nuk e lejojnë atë".

Të enjten, zëvendëskryeministri i Ukrainës akuzoi Rusinë për bllokimin e hyrjes së autokolonave të ndihmave humanitare për tre ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat