Momenti dramatik kur ushtria ukrainase hedh në erë automjetin e blinduar rus

Evropë

Momenti dramatik kur ushtria ukrainase hedh në erë automjetin e blinduar rus

Nga: A.ZH Më: 25 mars 2022 Në ora: 15:58
Një automjet i blinduar ruse digjet nga antitanku DShV i Forcave të Armatosura të Ukrainës

Ushtria ukrainase po vazhdon të publikojë pamje nga betejat kundër agresorit rus, që ka pushtuar Ukrainën nga 24 shkurti.

Në disa pamje të publikuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, shihet se si një automjet i blinduar rus, digjet nga antitanku i ukrainasve, përcjell Bota sot.

Pamjet janë xhiruar në rajonin e Donestekut.

"Rubrika e tankeve. Kësaj radhe, një automjet i blinduar ruse u vu nën zjarr nga antitanku DShV i Forcave të Armatosura të Ukrainës në rajonin e Donetskut.

Të fitojmë së bashku! Gjithmonë të parët!, shkruhet në postimin e ushtrisë ukrainase./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat