Forbes: Ukraina tani ka kaq tanke më shumë sesa në fillim të luftës

Evropë

Forbes: Ukraina tani ka kaq tanke më shumë sesa në fillim të luftës

Më: 25 mars 2022 Në ora: 16:14
Një tank i shkatërruar rus në rajonin e Kievit. 20 mars 2022.

Që nga fillimi i luftimeve më 24 mars në Ukrainë, forcat ruse i kanë shkatërruar ose kapur së paku 74 tanke ukrainase.

Por, Ukraina tani ka 43 tanke më shumë, pasi ka kapur të paktën 117 tanke ruse, sipas zyrtarëve të inteligjencës, e që i bie se ushtria ukrainase ka më shumë tanke se një muaj më parë, dhe ky numër është i konfirmuar nga zyrtarët vetëm nga fotografitë dhe videot.

Ndërsa, numri total i tankeve të shkatërruara ruse ka arritur në 274, kjo pasi ushtarët rusë janë në rrezik të përhershëm, po u mbaron municioni, karburanti e në fund ato po braktisen nga vetë ushtarët, shkruan Forbes.

Ushtria ukrainase ndërkohë gëzon avantazhin e “linjave të brendshme”. Kjo do të thotë se forcat e saj luftojnë afër qyteteve të mëdha dhe bazave të tyre. Linjat e furnizimit të ukrainasve janë të përfshira brenda perimetrit të tyre mbrojtës në vend që të shtrihen përgjatë autostradave të pambrojtura.

E gjithë kjo do të thotë se tanket ukrainase kanë shumë më pak gjasa të mbeten pa karburant në mes të zonës së luftës.

Kujtojmë se në ditët e para të luftës, videot e fermerëve ukrainas që tërheqin tanket e braktisura ruse janë bërë simbole të rezistencës së Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat