Vritet gjenerali rus Yakov Rezantsev

Evropë

Vritet gjenerali rus Yakov Rezantsev

Nga: V.N Më: 26 mars 2022 Në ora: 13:57
Yakov Rezantsev

Një tjetër gjeneral rus, gjenerallejtënant Yakov Rezantsev, është vrarë në një sulm në afërsi të qytetit jugor Kherson, thotë ministria e mbrojtjes e Ukrainës, shkruan BBC, transmeton Bota sot. Rezantsev ishte komandanti i ushtrisë së kombinuar të 49-të të Rusisë.

Një zyrtar perëndimor thotë se ai është gjenerali i shtatë që vdes në Ukrainë dhe gjenerallejtënant i dytë - oficeri më i lartë i raportuar se është vrarë.

Mendohet se morali i ulët mes trupave ruse i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit.

Mediat ukrainase raportojnë se gjenerali u vra në bazën ajrore Chornobaivka, të cilën Rusia e përdor si post komandimi dhe është sulmuar disa herë nga ushtria ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat