Kryetari i Londrës ngre alarmin: Anglia duhet të bëjë më shumë për refugjatët e Ukrainës

Evropë

Kryetari i Londrës ngre alarmin: Anglia duhet të bëjë më shumë për refugjatët e Ukrainës

Nga: V.N Më: 26 mars 2022 Në ora: 17:08
Protesta në Londër

Mbretëria e Bashkuar duhet të bëjë "shumë më shumë" për të ndihmuar refugjatët ukrainas, tha kryebashkiaku i Londrës në një marshim në mbështetje të vendit, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Një turmë e madhe është mbledhur pranë Hyde Parkut qendror të Londrës këtë pasdite për një marshim dhe vigjilje për të dërguar një mesazh të unifikuar mbështetjeje për popullin e Ukrainës.

"Londinezët gjatë javëve të fundit kanë treguar se ne po hapim krahët për refugjatët ukrainas, qoftë duke dhuruar para për ato bamirësi që bëjnë një punë të shkëlqyer në Ukrainë ose duke hapur shtëpitë tona për ata që ikin nga Ukraina," thotë Khan.

Ai thotë se është e rëndësishme gjatë javëve të ardhshme që të bëhet shumë "më e lehtë për ata që po ikin nga Ukraina të vijnë këtu", duke sugjeruar se vendet e tjera evropiane kanë performuar më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat